Mbrojtësi i krahut, Ermal Veliqi, është futbollisti i radhës që ka nënshkruar me Prishtinën.
Veliqi i bashkohet Prishtinës nga Drenica dhe me ekipin kryeqytetas ka firmosur kontratë dyvjeçare. 21-vjeçari është prezantuar të premten te Prishtina.
Edicionin e shkuar, Veliqi ka shënuar dy gola dhe ja bërë një asistim në Superligën e Kosovës në futboll.
Ai është shprehur i lumtur që i është bashkuar Prishtinës.