-2.1 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Prishtina përforcohet me Albin Krasniqin e Driton Islamin

- Advertisement -

KF Prishtina është përforcuar edhe me dy prurje të reja.

Mesfushori ofanziv, Albin Krasniqi, ish-lojtar i Dritës dhe Ferizaj ka nënshkruar me bardhekaltërit.

“Mendoj që ëndërr e çdo futbollisti nga Kosova është që ta vesh njëherë fanellën e Prishtinës. Kam ndjenjë të pa përshkruar, mezi pres t’ia fillojmë përgatitjeve dhe që sa më shpejtë të paraqitem para një tifozerie siç e ka Prishtina”, ka thënë Krasniqi.

Kurse prurja tjetër është mesfushori defanziv, Driton Islami, ish-lojtar po ashtu i Dritës dhe Ferizajt.

Islami ka thënë se ka pasur edhe oferta të tjera por ishte e vështirë t’i thonte jo Prishtinës.

“Është arritje imja e madhe që pas përformancës së treguar në Ferizaj, të më bind skuadra më e madhe në vend, FC Prishtina. E vërtet që kam pasur edhe oferta tjera, por është vështirë t’i thuash jo Prishtinës. Është klubi më i madh në Kosovë dhe është nder që të veshi fanellën e saj”, ka thënë Islami.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit