19.6 C
New York
Monday, June 9, 2025

Buy now

“Prishtina Parking” në krizë, i ulen të hyrat për 70%

- Advertisement -

Veturat në Prishtinë tani parkohen lirshëm, pa asnjë frikë për bllokimin dhe gjobitjen nga ‘Prishtina Parking”.

Vendimi që morri Gjykata Supreme për pezullimin e rregullores së ndërmarrjes ka bërë që veprimtaria e “Prishtina Parking” të ndërpritet tërësisht në terren.

Për rrjedhojë, dëmi financiar në ndërmarrje vihet re dukshëm për shkak të vendimit të Gjykatës Supreme, që ndërmarrja thotë se nuk kanë siguri lijore për veprim.

“Sikurse ju kemi njoftuar në emailin paraprak, kjo situatë e ka vendosur ndërmarrjen praktikisht në një paralizë operative, pasi në mungesë të të hyrave të rregullta dhe për shkak të pasigurisë ligjore, ne kemi vështirësi të konsiderueshme në përmbushjen e kërkesave të qytetarëve për intervenime, duke ndikuar drejtpërdrejt në ofrimin e një shërbimi thelbësor për funksionimin e Kryeqytetit. Dëmi financiar për ndërmarrjen “PRISHTINA PARKING” është rreth 70% e të hyrave që i mungojnë, për shkak të pezullimit të pikave të rregullores që kanë të bëjnë me lëshimin e biletave 24 orëshe, vendosjen e bllokadave dhe masat e tjera ndaj automjeteve.  Jemi duke punuar intensivisht për finalizimin e Rregullores së re”.

Në përgjigjen për televizionin, nuk është dhënë afat për rregulloren e megjithatë, nga ndërmarrja thonë se është në procedim e sipër.

“Po angazhohemi të përmbushim të gjitha kërkesat që rrjedhin nga vendimi i Gjykatës Supreme dhe njëkohësisht të sigurojmë një shërbim cilësor për qytetarët.Po shpresojmë që Rregullorja e re të miratohet sa më shpejt dhe t’i hapë rrugë zhvillimit të mëtejshëm të ndërmarrjes, zbatimit të plotë të Planit të Punës dhe rivendosjes së funksionalitetit të saj. Kërkesat e qytetarëve janë në rritje, Kryeqyteti po zgjerohet dhe shërbimi që aktualisht është reduktuar po e dëshmon më shumë se kurrë vlerën e tij të vërtetë. Në këtë kontekst, dinamika dhe miratimi i shpejtë i bazës së re rregullative janë të domosdoshme. Shpresojmë të mos ketë vonesa dhe që kjo të hapë rrugën për ofrimin e shërbimit të plotë, në përputhje me kërkesat dhe nevojat e qytetarëve”, thuhet nga Prishtina Parking.

Megjithatë, koha e ndërmarrje për finalizimin e rregullores s’është e përkufizuar.

“Nuk ka ndonjë afat të përcaktuar ligjor brenda të cilit duhet përfunduar rregullorja e re mirlpo për shkak të natyrës urgjente, Komuna e Prishtinës duhet të marrë masa të menjëhershme për të parandaluar edhe përshkallëzimin e problemeve”, ka theksuar Ema Pula, Hulumtuese në GLPS.

Televizioni ka kontaktuar edhe me komunën e Prishtinës lidhur me çështjen për të parë se ku mbeten procedurat por, e njëjta ka deklaruar se grupi punues është duke përgatitur draftin i cili shpejt, do procedohet për dorëzim. /Dukagjini/

Të ngjashme

Të fundit