Zyra Kombëtare e Auditimit ka njoftuar se edhe ndërmarrja publike lokale “Prishtina Parking” do t’i nënshtrohet auditimit.
Sipas komunikatës, auditimi do të vlerësojë efikasitetin dhe efektivitetin e shërbimeve për qytetarët, ofruar nga kjo kompani.
Njoftimi:
Fokusi i auditimit do të jetë:
– Nëse “Prishtina Parking” ka bërë shënjimin e parkingjeve për qytetarët dhe ka informuar ata për mënyrat dhe format e parkimit në qytet, si dhe ka siguruar disponueshmëri të parkingjeve, qasje të barabartë për të gjithë duke vendosur në prioritetet banorët rezidentë;
– Nëse “Prishtina Parking” ka siguruar forma të duhura të informimit të qytetarëve, të nevojshme dhe të lehta për të paguar qytetarët për shfrytëzimin e këtyre parkimeve, si dhe nëse ka siguruar një sistem të mirëfilltë dhe të sigurtë të pagesave të parkimeve me laura duke shmangur keqpërdorimet nga zyrtarët e ndërmarrjes;
– Nëse ka një bashkëpunim të duhur mes Komunës e Prishtinës, më konkretisht me Inspektoratin për përcjelljen dhe inspektimin e parkimeve, të cilat shfrytëzohen nga qytetarët; si dhe
– Nëse ka arritur të ndërtojë një sistem bashkëpunimi edhe me Policinë e Kosovës për mbarëvajtjen e parkimit të veturave në qytet duke synuar një organizim më të mirë.