6.9 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Prishtina nuk pajtohet me vendimin e FFK-së për ndalimin e ndeshjeve në “Fadil Vokrri”: Ne do të luajmë në stadiumin tonë

- Advertisement -

Gjatë ditës së sotme, Prishtina ka pranuar një letër nga Komisioni i Grave të FFK-së, ku shkruhej se nuk mund të luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndeshjet për muajin tetor.

“Ndalimi i zhvillimit të ndeshjeve të FC Prishtinës gjatë muajit tetor 2022”, shkruhej në letrën që i është dërguar klubit prishtinas, me të cilën këtyre të fundit iu është dukur si një letër qesharake nga FFK.

Drejtuesit e kryeqytetasve kanë reaguar më një letër të dërguar në federatë, duke thënë se do luajnë ndeshjet në stadiumin e tyre.

Ata gjithashtu kanë akuzuar FFK-në për gjendjen e fushës, pasi sipas tyre është ngarkuar shumë edhe në raste të panevojshme.

Më poshtë e gjeni letrën e Prishtinës:

Konfirmojmë marrjen e shkresës së datës 30.09.2022 me titull: “Gjendja e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kësaj shkrese i mungon raporti i inspektimit, gjithnjë nëse një raport i tillë ekziston. Në fakt, mungesa e këtij raporti është e pritshme sepse në rastet e inspektimit konkluzioni logjik është fusha:

  1. I plotëson kriteret për zhvillimin e ndeshjeve
  2. Nuk i plotëson kriteret për zhvillimin e ndeshjeve
  3. I plotëson kriteret me kusht të përmirësimit 1,2,3…

Shkresa e juaj lë të nënkuptohet se “raporti” i inspektimit të gjendjes së fushës konkludon se:

Fusha i plotëson kriteret nëse zhvillon ndeshje Përfaqësuesja e Kosovës U-17 dhe FC Ballkani, por nuk i plotëson kriteret nëse FC Prishtina zhvillon ndeshje në stadiumin e saj!. Prandaj, ne se klub vlerësojmë se shkresa e dërguar është qesharake dhe na vjen keq për situatën në të cilën ndodhet Federata e Futbollit e Kosovës.

Deri te gjendja e rënduar e fushës së stadiumit ka ardhur për shkak të mungesës së mirëmbajtjes dhe keq-shfrytëzimit të fushës nga ana juaj si lejimi i zhvillimit të ndeshjeve dhe stërvitjeve krejtësisht të panevojshme nga FFK dhe pa asnjë kriter të kategorive të ndryshme të klubeve të futbollit të rajoneve të tjera duke ndikuar në gjendjen e rënduar të fushës.

Në këtë situatë, është obligim i juaji që të gjeni alternativa të tjera për zhvillimin e ndeshjeve të Përfaqësueses U-17 apo FC Ballkanit, mirëpo jo në kurriz të FC Prishtinës gjë të cilën jeni duke e bërë në vazhdimësi.

Ju informojmë se FC Prishtina si shfrytëzues i vetëm ligjor i stadiumit “Fadil Vokrri”, nuk e pranon vendimin duke ju informon se ndeshjet do t’i zhvillojmë në stadiumin “Fadil Vokrri” sipas orarit të paraparë nga FFK-ja.

FC Prishtina sikurse ka vepruar më parë, është e gatshme që ta koordinojë orarin sipas kërkesave të FFK-së dhe FC Ballkanit, gjithsesi për një gjë të tillë, FFK-ja dhe FC Ballkani duhet të dërgojnë kërkesa zyrtare në mënyrë që t’i shqyrtojmë kërkesat tuaja e më pas të vendosim nëse këto ndeshje do të mund të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri”, gjithmonë duke mos u dëmtuar FC Prishtina.

Pozicioni jonë është i qartë dhe besojmë fuqishëm që ju si institucion përgjegjës dhe me kapacitet financiar më të madh se të gjitha klubet e Superligës së Kosovës së bashku, do ta gjeni zgjedhjen më të përshtatshme për problemet që ju shoqërojnë.

Me respekt, Bordi Drejtues i FC Prishtina.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit