Punëtorët e “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë kanë hyrë në ditën e katër të protestës duke kërkuar pagën e tyre, sikurse ditëve të tjera edhe sot ata kanë shkuar me autobusë para objektit të Komunës së Prishtinës.
Kështu kryeqyteti që katër ditë është pa autobusë, meqenëse punëtorët e kanë ndërpre qarkullimin, pasi që siç kanë thënë përfaqësuesit e tyre që përveç pagës nuk kanë as karburante.








