8.4 C
New York
Monday, November 24, 2025

Buy now

Prishtina ndanë rrugët me trajnerin Thaqi

- Advertisement -

Arsim Thaqi më nuk është trajner i Prishtinës, ka bërë të ditur të hënën ekipi nga Superliga e Kosovës.

Në njoftimin e Prishtinës, thuhet se bashkëpunimi me Thaqin është përmbyllur me marrëveshje të dyanshme.

Largimi i Thaqit erdhi dy ditë pas humbjes së Prishtinës nga Malisheva në stadiumin “Fadil Vokrri” me shifrat 2:0, ku kjo ishte ndeshja e katërt e Prishtinës pa fitore.

“E falënderojmë trajnerin Thaqi për kontributin e tij të çmuar gjatë periudhës sa ishte në krye të ekipit të parë, si dhe i dëshirojmë shumë suksese në të ardhmen. FC Prishtina dhe trajneri Thaqi mbeten të hapur për bashkëpunime të mundshme në të ardhmen”, ka shkruar Prishtina në njoftim.

Thaqi mori drejtimin e Prishtinës në muajin prill të vitit të shkuar dhe udhëhoqi ekipin drejt triumfit në Kupën e Kosovës, duke siguruar pjesëmarrjen në garat e UEFA-s.

Aktualisht, Prishtina prinë në tabelë këtë sezon me 26 pikë të mbledhura, tri më shumë se Ballkani, Dukagjini e Drita që renditen në pozitat dy, tre dhe katër.

Të ngjashme

Të fundit