Kanë përfunduar tri ndeshjet e sotme të javës së 20-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Prishtina nuk ka arritur të këndellet, duke pësuar humbjen e dytë radhazi.
Këtë herë, kryeqytetasit u mposhtën minimalisht 1:0 në udhëtim ndaj Ferizajt.
Ishte Mateo Panadic që shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 42-të.
Me këtë fitore, Ferizaj shkon në kuotën e 17 pikëve, por mbetet në pozitën e fundit në tabelë.
Në anën tjetër, Prishtina mbetet e katërta me 27 pikë gjithsej.
Drita ka shënuar fitore me rezultat të thelle 5:1 ndaj Dukagjinit.
Ardit Tahiri kaloi vendasit në epërsi në mintuën e 41-të, para se Dukagjini të barazonte nëpërmjet Ahmetit.
Basriu shënoi autogol për t’i dhënë epërsinë gjilanasve në minuëtën e 75-të, kurse tetë minuta më vonë Besnik Krasniqi shënoi nga penalltia për 3:1.
Në të 89-tën Selmani shënoi për 4:1, kuse Almir Ajzeraj me super gol vulosi epilogun e këtij takimi.
Me këtë fitore, Drita shkon në kuotën e 41 pikëve në krye, aq sa ka edhe Ballkani me një ndeshje më pak.
Ndërkohë, Dukagjini bie në pozitën e gjashtë me 25 pikë.
Fitore shënoi edhe Llapi që e mposhti në “Zahir Pajaziti” Trepçën’89 me rezultat të ngushtë 2:1
Alidema realizoi për 1:0 në minutën e 47-të, para se rezultati të barazohej 12 minuta më pas nga Ardian Muja.
Por, Llapi gjeti forcën dhe riktheu epërsinë me golin nga penalltia të Firminos në minutën e 74-të.
Kjo fitore e ngrit Llapin në kuotën e 26 pikëve në vendin e pestë, kurse Trepça’89 mbetet e shtata me 22 pikë të grumbulluara.