18.5 C
New York
Tuesday, June 17, 2025

Buy now

Prishtina mëson kundërshtarin për Ligën e Evropës

- Advertisement -

Fituesi i Kupës së Kosovës në edicionin 2024/25, Prishtina ka mësuar tashmë kundërshtarin në kuadër të Ligës së Evropës dhe shorti nuk ishte aspak në favor të kryeqytetasve.

Shorti i raundit të parë kualifikues të Ligës së Evropës për sezonin 2025/26 është mbajtur sot (e martë) në Nyon të Zvicrës, duke filluar nga ora 15:00.

 

 

Së bashku me shumë klube të njohura evropiane, pjesë e shortit ishte edhe ekipi më i trofeshëm kosovar, Prishtina, e cila ka mësuar kundërshtarin, raporton Telegrafi
Shorti nuk ishte aspak i lehtë për bardhekaltrit, pasi do të ndeshen me gjigantin nga Moldavia, Sheriff Tiraspol.

Ndeshjet e turit të parë kualifikues të Ligës së Evropës janë paraparë të zhvillohen me 10 dhe 17 korrik.

Prishtina ndeshjen e parë do ta luajë si mysafir, ndërsë atë kthyese në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Të ngjashme

Të fundit