Prishtina i është rikthyer fitoreve në Superligë.
Në ndeshjen e javës së 19-të, bardhekaltërit morren tre pikë nga udhëtimi në Klinë, duke e mposhtur Dukagjinin me rezultat 1-0.
Golin e fitores e shënoi Gjelbrim Taipi, në minutën e 14-të.
Me këtë fitore Prishtina shkon në kuotën e 33 pikë dhe renditet në vendin e dytë, me pikë të barabarta me Ballkanin, e cila nesër luan ndaj Gjilanit.
Në anën tjetër, Dukagjini renditet në vendin e katërt, me 29 pikë.






