Kosova vazhdon të ketë numër të madh të infektuarëve me Covid-19. Aktualisht në të gjithë vendin numri i rasteve aktive është 10,410, teksa komuna e Prishtinës e ka numrin më të madh në nivel vendi me 2,059 raste aktive.
Pas Prishtinës pasojnë komuna e Pejës me 798 raste dhe komuna e Gjilanit me 695 të tilla. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.834.241 doza të vaksinës. Deri më sot 824.184 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, teksa janë dhënë 104.603 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. E me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,352 persona.