Pas disfatës që e pësoi në xhiron e kaluar nga Dukagjini i Klinës, Prishtina me Debatik Currin në krye të skuadrës është kthyer te fitorja sërish.
Prishtina të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e xhiros së 29-të të elitës së futbollit të Kosovës, fitoi përballë Ferizajt me rezultatin 2:0.
Një fitore me shumë peshë e ka marrë Trepça ’89 që e ka mposhtur Llapin me përbysje. Llapi e ka mbyllur pjesën e parë në favor porn ë pjesën e dytë Trepça ’89 ka shënuar dy gola për fitoren 2:1.
Fitore në udhëtim ka marrë Gjilani që eka mposhtur Malishevën edhe I ka vështirësuar punët për mbijetesë.