Dua Lipën e ndjekin 100 milionë adhurues në rrjete sociale.
Aty është edhe Shawn Mendez me numër të ngjajshëm të ndjekësve. Miliona përcjellës kanë e DJ Peggy Gau dhe Anima.
Potencialisht për Kosovën kanë dëgjuar rreth 210 milionë adhurues të këtyre super yjeve botërore që performuan për tri dië në festivalin Sunny Hill.
Përvec imazhit global, kosovarët fituan edhe para nga të huajt që erdhën ta kënaqin shpirtin me muzikë. Dhe atë jo pak.
Madje një pjesë e fitimeve shkoi edhe në rajon.
Nëse dikush e përjetoi më së shumti fluksin e festivalit, ishin taksistët që ditë e natë përshkuan rrugët, duke bartur turistë nga e gjithë bota për në Bërnicë.
Hysen Sogojeva nga Oda e Hotelerise e Turizmit thotë se përfitimet sillen nga 22 milion euro
“Përmbi 22 milionë sillet që veç Prishtina i ka fitu këtu kanë fitu të gjithë, nuk ka fitu veç Prishtina me Hotele por të gjithë, ai i ushqimit ai i gastronomisë, ai i veshmbathjes”, tha ai.
Sipas Odës, Sunny Hill tashmë ka emrin e një eventi që sjell më së shumti të ardhura financiare.