Prishtina ka arritur t’i rrëmbejë 3 pikë në derbin e xhiros së 32-të kampionale, duke mundur Ballkanin 1-0.
Ky triumf për kryeqytetasit ka peshë të madhe në luftën për mbijetesë në Superligë, kurse thyen edhe “mallkimin” katër vjeçar, pasi kishte plot kaq kohë pa fitore ndaj kampionit aktual, njofton Klankosova.tv.
“Plisat” pas kësaj ndeshje kanë shkuar në kuotën e 43 pikëve, tri më shumë se zona e barazhit.
Nga ana tjetër, suharekasit thuajse përfundimisht e kanë humbur mundësinë për ta mbrojtur titullin kampion, pasi me 57 pikë, mbeten nëntë sosh prapa Dritës, e cila nesër luan me Llapin.