Prishtina është përshëndetur nga faza kualifikuese për Ligën e Europës, por jo nga të gjitha garat europiane për këtë sezon.
Kryeqytetasit triumfuan 2:1 në shtëpi ndaj Sheriff Tiraspol në raundin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës, por kjo ishte e pamjaftueshme për të siguruar kualifikim tutje.
Kjo pasi që Prishtina kishte pësuar thellë 4:0 në udhëtim në ndeshjen e parë.
Namani e Ahmeti shënuan për Prishtinën që sonte fitoi me përmbysje ndaj Sheriff Tiraspol.
Tani, Prishtina garat do t’i vazhdojë në raundin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.