21.7 C
New York
Monday, August 25, 2025

Buy now

Prishtina fiton ndaj Llapit

- Advertisement -

Skuadra e Prishtinës ka regjistruar edhe fitoren e dytë këtë sezon në Superligë në po aq ndeshje të luajtura deri më tani.

Në derbin e luajtur të dielën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, Prishtina ka mposhtur Llapin 3:0 në kuadër të xhiros së dytë.

Një gol në pjesën e parë dhe dy të tjerë në pjesën e dytë konfirmuan fitoren e Prishtinës edhe pse Llapi pati paraqitje të mirë, ku dominoi gjatë 45 minutave të para.

Prishtina e zhbllokoi rezultatin nëpërmjet sulmuesit Mario Ilievski që realizoi nga afërsia në minutën e 37-të, për ti dërguar ekipet në pushim me shifrat 1:0.

Golin e dytë dhe të tretë për Prishtinën, i shënuan Rin Ahmeti dhe Valmir Veliu, të dy nga penalltia.

Për 2:0 realizoi 17-vjeçar Rin Ahmeti (58′), ndërsa fitoren e vulosi Valmir Veliu në minutën e nëntë të kohës shtesë për 3:0.

Për Prishtinën, kjo është fitorja e dytë dhe së bashku me Ferizajn, janë ekipet e vetme që kanë pikë maksimale pas dy xhirove të para të sezonit 2025/26.

Në anën tjetër, Llapi mbetet me vetëm një pikë pas barazimit që e arriti xhiron e parë në Skenderaj kundër Drenicës (0:0).

Të ngjashme

Të fundit