3.7 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Prishtina fiton me përmbysje të madhe, ia shkakton humbjen e parë Dritës

- Advertisement -

FC Prishtina e ka regjistruar një fitore të madhe dhe të paharrueshme sot.

Bardhekaltrit e mposhtën Dritën me rezultat 2:1, në derbin e xhiros së 12-të të Albi Mall Superligës së futbollit.

Gjilanasit avancuan të parët falë golit të Baldes, të shënuar në minutën e 84-t, shkruan “Express”.

Por, kryeqytetasit e bënë një përmbysje të pabesuesume në minutat shtesë.

Fillimisht ekipi i Ismet Munishit i barazoi shifrat me Shefitin në minutën e 91-të.

Kurse, golin e fitores për udhëtuesit e realizoi Kryeziu nga penalltia në minutën e 93-të.

Kështu, Prishtina ia shkaktoi Dritës humbjen e parë sezonale.

Në duelin tjetër të sotëm, Malisheva e mundi Ferizajn me rezultat të thellë, 6:0.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit