5.7 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Prishtina fiton derbin ndaj Bashkimit

- Advertisement -

Sigal Prishtina e ka fituar derbin me Bashkimin në elitën e basketbollit të Kosovës.

Sigal Prishtina të dielën në “Pallatin e Sportit” në Prishtinë, fitoi përballë prizrenasve me rezultatin 91:89, në ndeshjen dramatike.

Ndeshja i ka takuar xhiros së pestë të Superligës së Basketbollit të Kosovës.

Sigal Prishtina e fitoi ndeshjen e katërt të edicionit, derisa Bashkimi e pësoi disfatën e dytë të edicionit aktual.

Vendësit i fituan dy çerekët e parë. Me gjashtë pikë epërsi e mbylli çerekun e parë, 27:21, kurse periudhën e dytë e fitoi 26:23, për të shkuar në pushim me rezultatin 53:44.

Bashkimi i fitoi ndërkohë dy periudhat pas pushimit, por që nuk i mjaftuan për ta shmangur disfatën.

U afrua edhe deri në një pikë, gjashtë sekonda para fundit, por Sigal Prishtina nuk lejoi befasi dhe fitoi me dy pikë epërsi, 91:89.

Derrick Wilson ishte i pandalshëm te skuadra “bardhekaltër”, duke shënuar 17 pikë, ndërsa regjistroi edhe gjashtë kërcime e gjashtë asistime.

Shaheed Davis i shënoi 20 pikë, ndërsa në fitore kontribuoi edhe me shtatë kërcime e një asistim.

Eric Copes ishte më i dalluari te skuadra mysafire. Shënoi 25 pikë, ndërsa pati edhe 17 kërcime e dy asistime.

Lojë të mirë pati edhe Altin Morina me 19 pikë, tre kërcime e pesë asistime, por që nuk mjaftuan për ta shmangur disfatën e dytë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit