24.1 C
New York
Saturday, July 12, 2025

Buy now

Prishtina fiton derbin me Trepçën

- Advertisement -

Sigal Prishtina fitoi derbin e xhiros së 25-të të Superligës së Kosovës në basketboll, me rezultat 78:75 ndaj Trepçës.

Fitoren e shumëpritur prishtinasit e siguruan në momentet e fundit të ndeshjes me treshet e Jan Palokajt dhe Both Gachit. Prishtina kthehet në vendin e parë në tabelë me 44 pikë, një më pak se Ylli në vend të dytë, ndërsa Trepça mbetet e katërta me 40 pikë. Derrick Wilson ishte lojtari më i mirë i Prishtinës me 14 pikë, gjashtë asistime dhe pesë kërcime, ndërsa Drilon Hajrizi u dallua te Trepça me 23 pikë e pesë kërcime.

Të ngjashme

Të fundit