18.5 C
New York
Friday, August 1, 2025

Buy now

Prishtina eliminohet pas penalltive nga Conference League

- Advertisement -

Prishtina ka përfunduar aventurën e saj në Conference League, pasi është eliminuar nga skuadra nga Irlanda e Veriut, Larne, pas një ndeshjeje dramatike në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pas përfundimit të kohës së rregullt dhe vazhdimeve me rezultat 1-1, gjithçka është vendosur nga penalltitë, ku më të saktë janë treguar mysafirët. Larne ka fituar 5-4, me Ramiz Bytyqin që ka gabuar penalltinë vendimtare për skuadrën prishtinase.

Ndeshja ka nisur mirë për kryeqytetasit, të cilët kanë kaluar në epërsi që në minutën e dhjetë, kur Taipi ka realizuar pas një skeme të mirë nga një goditje indirekte. Prishtina ka pasur mundësi të dyfishonte përmes Kryeziut, por pa sukses.

Në pjesën e dytë, Larne është rikthyer në lojë. Ka qenë Bent ai që ka shënuar golin e barazimit, duke e çuar ndeshjen në vazhdime.

Pas 120 minutave lojë pa fitues, gjithçka është vendosur nga pika e bardhë, ku Larne ka qenë më e saktë dhe e ka siguruar kalimin në raundin e tretë, ku do të përballet me ekipin portugez Santa Clara. /Rtklive/

Të ngjashme

Të fundit