26.7 C
New York
Thursday, July 17, 2025

Buy now

Prishtina e transferon një ish-futbollist të Portos

- Advertisement -

Fc Prishtina e ka bërë edhe një transferim gjatë këtij afati kalimtar.

Skuadra nga kryeqyteti njofton se në radhët e veta e ka sjellur një ish-futbollist të gjigantit portugez, Porto.

Luis Mota, është përforcimi më i ri i klubit.

Mota është sulmues portugez, 21 vjeçar me përvojë në strukturat e klubit FC Porto (B), dhe sjell cilësi teknike, shpejtësi si dhe instinkt goli që pritet ta ndihmoj skuadrën tonë në fazën ofensive.

Ai po ashtu ka qenë pjesë e skuadrës së Beleneses.

“Jam shumë i lumtur për këtë transferim dhe mundësinë që ta përfaqësoj një klub të madh si Prishtina, faleminderoj udhëheqësin e klubit për besimin që ma kanë dhenë dhe jamë i bindur që së bashku do të arrijmë suksese”, ishin fjalët e para të lojtarit pas arritjes në skuadër.

Të ngjashme

Të fundit