![Prishtina e “shkel” Trepçën Prishtina e “shkel” Trepçën](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/01/prishtina.jpg)
Prishtina ka shënuar fitore ndaj Trepçës me rezultat 88-53, në kuadër të Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.
Kryeqytetasit çerekun e parë e nisën në mënyrë fantastike duke fituar me rezultat 21-9, derisa edhe në atë të dytin triumfuan me rezultat 25-16.
Prishtina edhe në çerekun e tretë dominoi duke e fituar me rezultat 29-11, teksa në çerekun e fundit fitoi Trepça me rezultat 17-13, për rezultatin përfundimtar 88-53.
Më i dalluari në fitoren e Prishtinës ishte Dardan Berisha me 15 pikë, një kërcim dhe gjashtë asistime.