4.5 C
New York
Sunday, February 15, 2026

Buy now

Prishtina e Re merr fitore jetike ndaj Ferizajt në luftën për mbijetesë

- Advertisement -

Prishtina e Re ka marrë fitore jetike ndaj Ferizajt me rezultat minimal 1-0.

Dy skuadrat e fundit në tabelë janë përballur në Kampin Nacional në Hajvali, në një ndeshje shumë të luftuar pasi pikët ishin shumë të nevojshme si për njërën ashtu edhe për tjetrën skuadër.

Kryeqytetasit e rinj kanë qenë skuadër që ka krijuar më shumë raste shënimi, duke iu anuluar edhe dy gola.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi me rezultatin baras 0-0.

Ndeshja u ndërpre për një moment kur mesfushori prishtinas Doukoure u largua nga loja për shkak të fyerjeve raciste.

Megjithatë pas intervenimit të bashkëlojtarëve të tij ai u rikthye në fushë.

Në minutën e 99-të, Prishtina e Re gjeti golin pas një aksioni fantastik ku Drilon Fazliu shënoi nga afërsia për 1-0.

Me këtë fitore Prishtina e Re ngjall shpresat për mbijetesë, pasi ndodhet tani në vendin e fundit me 18 pikë, një më pak se Ferizaji dhe tre më pak se Drenica.

Ndeshjen e radhës Prishtina e Re e luan ndaj Drenicës në udhëtim, derisa Ferizaj pret liderin aktual Ballkanin.

Të ngjashme

Të fundit