Prishtina e Re nuk po arrin fitore nën drejtimin e trajnerit Shpëtim Babaj.
Të dielën në Lipjan, Prishtina e Re luajti pa gola kundër Drenicës.
Ky është vetëm pika e dytë e Prishtinës së Re me Babajn trajner, pasi të gjitha ndeshjet tjera i ka humbur.
Në anën tjetër, Drenica mori barazim të vlefshëm në udhëtim pas fitores në mesjavë kundër Dritës.
Ndeshja ishte e mirë, me të dyja skuadrat që patën raste shënimi, sidomos në pjesën e dytë.






