14.4 C
New York
Sunday, October 26, 2025

Buy now

Prishtina, e paarritshme në Superligë

- Advertisement -

Me vetëm një humbje dhe një barazim kur kanë kaluar 10 xhiro nga nisja e kampionatit të sivjetmë, skuadra e futbollit nga kryeqyteti po e mban kreun e tabelës në Superligë e pa shqetësuar.

Prishtina sot mposhti Dukagjinin e Klinës me rezultat 2-0.

Ishte Namani ai që në minutën 33 zhbllokoi rezultatin, pas një asisti nga Bytyqi. Ndërsa 7 minuta më vonë, për 2-0 shënoi Ilievski, i asistuar nga Veliu.

Ky ishte edhe rezultati final i ndeshjes.

Në kuadër të xhiros së 10-të, sot luajtën edhe Ballkani kundër Dritës, ndeshje kjo që përfundoi 1-1, ndërsa Prishtina e Re u mposht 2-0 nga Malisheva.

Prishtina aktualisht mban vendin e parë, me 25 pikë, 6 më shumë se Ballkani në të dytin, e 11 mbi Dukagjinin e vendit të katërt.

Të ngjashme

Të fundit