0.2 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Prishtina e mund Drenicën në një ndeshje të tensionuar, kalon në çerekfinale të kupës

- Advertisement -

Prishtina e ka mposhtur 2:1 Drenicën pas vazhdimeve në një ndeshje të tensionuar që solli dy kartonë të kuq të dielën pasdite, duke kaluar në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Bardhekaltrit fituan me përmbysje falë golave nga Besnik Krasniqi nga penalltia dhe Sadam Sulley në debutimin e tij për Prishtinën, pasi Kreshnik Uka e kishte kaluar Drenicën në epërsi fillimisht në Stadiumin Sami Kelmendi në Lipjan.

Prishtina ishte buzë rënies nga gara e kupës shtetërore pasi Uka e kishte kaluar skuadrën nga Skenderaj në epërsi në minutën e 61-të, por një penallti në çastet e fundit të ndeshjes e shpëtoi dhe e çoi ndeshjen e 1/8 së finales në vazhdime

Krasniqi shënoi nga penalltia dhe vetëm dy minuta pas fillimit të vazhdimeve, Sulley e kaloi klubin kryeqytetas në epërsi për herë të parë në ndeshje, e cila ishte e mjaftueshëm për ta siguruar një vend në çerekfinale.

Ky ishte goli i tij i parë për Prishtinën në ndeshjen debutues, të cilës iu bashkua në janar.

Trajneri Lushtaku u përjashtua nga loja për shkak të protestave të mëdha ndaj gjyqtarit në minutën e 107. Ai e humbi toruan dhe iu vërsul gjyqtarit para se të ndalej nga ekipi i tij.

Pas tij u përjashtua edhe ndihmëstrajneri i Prishtinës, Debatik Curri. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit