-0.6 C
New York
Saturday, December 20, 2025

Buy now

Prishtina-Drenica dhe Ferizaj-Llapi, dy ndeshjet e sotme në Superligë

- Advertisement -

Sot (e shtunë) dhe nesër (e diel) do të zhvillohet xhiroja e fundit për këtë vit në Superligën e Kosovës në futboll, me ndeshje interesante dhe me përballjen e dy ekipeve të para në tabelë.

Ballkani në formë, në pesë ndeshjet e fundit, duke i fituar të gjitha, përballë e ka ekipin vendës nga Klina, Dukagjini, që sivjet ka befasuar të gjithë, me lojë e rezultate.

Ndeshja e së dielës në Klinë, hedh përballë dy ekipet e para, me Ballkanin favorit, që i prin tabelës me 32 pikë, katër më shumë se Dukagjini.

Fitorja për vendësit ka shumë vlerë pasi shkëputen shumë nga vendi i dytë për të pushuar qetë deri në shkurt të vitit të ri për sezonin pranveror.

Java e 18-të e ligës elite nis me dy ndeshjet e sotme (e shtunë). Në kryeqytet Prishtina në krizë e pret Drenicën. Bardhekaltrit nuk dinë për fitore në pesë ndeshjet e fundit, derisa Drenica me trajner të ri, u këndell dhe tani synon të shfrytëzojë serinë e keqe të vendësve.

Ferizaj – Llapi është një sfidë tjetër interesante e ekipeve të fundit të pjesës së poshtme të tabelës, duel ky që luhet po ashtu sot.

Nesër (e diel), pos Ballkani – Dukagjini luhen edhe ndeshjet: Malisheva – Drita dhe Gjilani – Prishtina e Re.

Të gjitha ndeshjet e javës së fundit të vitit, nisin nga ora 13:00.

 

Të ngjashme

Të fundit