Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar marrëveshje të binjakëzimit me kryetarin e qytetit të Kaohsiung të Taiwanit, Chen Chi-mai.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë të ditur kjo i hap rrugë rritjes ekonomike.
“🏢 Po diskutojmë mundësinë për hapësira fizike në Kaohsiung për bizneset tona, duke i afruar ato me tregun e madh Taiwanez. 🌐 Kjo është vetëm fillimi i një udhëtimi të mrekullueshëm të bashkëpunimit dhe inovacionit💫 Projekte të mëdha na presin!”, ka shkruar ndër të tjera Rama.