Sigal Prishtina është bërë me trajner të ri pak ditë pas largimit të Michail Kaiouzisit.
Në krye të ekipit ka ardhur trajneri Dushan Dubljeviq, ish-trajner i Sutjeska Nikshiqit dhe Teodo Tivatit.
“Kemi arritur marrëveshje me trajnerin Dushan Dubljeviq, i cili merr drejtimin e ekipit të parë”, ka njoftuar klubi në Facebook.
“Pas ndryshimeve të plota në strukturën drejtuese të klubit, synimi ynë është i qartë: rikthimi i stabilitetit, disiplinës dhe mentalitetit fitues në parket”.
“Trajneri Dubljević vjen me përvojë ndërkombëtare, duke udhëhequr ekipe si KK Sutjeska Nikšić dhe KK Teodo Tivat, përfshirë paraqitje në ABA League dhe ABA League 2”.
“Ai sjell një filozofi pune që kërkon angazhim maksimal, përgjegjësi dhe respekt për fanellën – vlera që përfaqësojnë identitetin tonë në parket”.
Ditë më parë, trajneri Michail Kaiouzis ndau rrugët me kryeqytetasit për, siç u tha, arsye familjare.






