Stadiumi i qytetit të Prishtinës, ‘Fadil Vokrri’ do t’i ketë tribunat e mbushura sonte për ndeshjen Prishtina – Ballkani.
Skuadra e Prishtinës ka njoftuar publikun se të gjitha biletat për këtë ndeshje janë shitur.
Ndeshja mes Prishtinës dhe Ballkanit zhvillohet sonte, me fillim nga ora 20:00, në kuadër të Superligës së Kosovës.
Për tribunat veri dhe jug, hyrja do të jetë falas, për tifozëritë ‘Plisat’ dhe ‘Xhebrailat’.