Skuadra e Prishtinës ka shënuar fitoren e parë në edicionin e ri të garave në Superligën e Kosovës në futboll.
Klubi kryeqytetas shënoi fitore 3:1 si mysafire e Ferizaj, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë, shkruan Indeksonline
Qysh në pjesën e parë skuadra mysafire tregoi se ka udhëtuar për tri pikë, ku shënoi dy gola me anë të Akinbule.
Golin e tretë për ekipin e Prishtinës e shënoi Muja në minutën e 77’të.
Kjo ishte fitorja e parë e Prishtinës këtë edicion të ri të garave në elitën e futbollit kosovar.