Ndryshe nga ish-bashkëshorti i saj Brad Pitt, i cili pas divorcit ka nisur një lidhje të re me Ines de Ramon, Angelina Jolie ka zgjedhur të qëndrojë beqare dhe t’i përkushtohet plotësisht familjes së saj.
Sipas revistës People, aktorja hollivudiane nuk ka pasur një partner që nga ndarja me Pitt dhe ka qenë e fokusuar kryesisht në rritjen e gjashtë fëmijëve të tyre. Një burim pranë saj ka deklaruar se takimet romantike nuk kanë qenë prioritet për Jolie-n vitet e fundit.






