17.4 C
New York
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

Prindoni kryeprotagonist në dekorimin e Dua Lipës, Presidentja kritikohet fort në rrjetet sociale

- Advertisement -

Presidentja Vjosa Osmani dje i ka ndarë titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës këngëtares kosovare me famë botërore, Dua Lipa.

Ndonëse u lavdërua për dhënien e këtij çmimi Dua Lipës, Osmani hasi në kritika të forta që pritjen e këngëtares e bëri me të gjithë anëtarët e familjes së saj në Presidencën e Kosovës.

Nikoqirë të këngëtares u bë edhe bashkëshorti i presidentes, Prindon Sadriu, si dhe dy vajzat e saj.

“Sot në Presidencë, së bashku me Prindonin dhe vajzat tona, kishim kënaqësinë që ta presim Duan së bashku me prindërit e saj, Dukagjinin dhe Anesën, për t’i falënderuar për këtë kontribut të madh për imazhin e Kosovës në botë si dhe për ta përsëritur mesazhin tonë të përbashkët për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, i cili njëherit është edhe moto e edicionit të sivjetmë të festivalit Sunny Hill”, ka shkruar Osmani në Facebook kur njoftoi ndarjen e titullit për Dua Lipën, duke shpërndarë edhe fotografitë, në të cilat Prindon Sadriu shihet si kryeprotagonist.

Pas këtij postimi, në rrjete sociale shpërthyen akuzat se selia e Presidencës u kthye në rezidencë familjare të Osmanit.

Po ashtu, presidentja u përball edhe me komente të tilla që thoshin se vajzat e presidentes u privilegjuan nga fëmijët e tjerë të Kosovës që po ashtu do të mund të donin një takim me Dua Lipën.

“Dua dhe Anda kishin kënaqësinë e veçantë ta takojnë super yllin tonë, ikonën e pop muzikës, e cila është shndërruar në inspirim e model për vajzat anekënd botës”, shkroi ndër të tjera Osmani për vajzat e saj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit