Zotëria i parë, Prindon Sadriu, beson se Kosova “nuk kanë qenë kurrë më të përfaqësuar ndërkombëtarisht se tani”.
Këtij pohimi, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani ia bashkangjiti postimin e të parës së shtetit e cila po qëndron në Mal të Zi ku po zhvillohet takimi i liderëve të procesit të Bërdo-Brione’s.
“Institucioni i Presidentes dhe Republika nuk kanë qenë kurrë më të përfaqësuar ndërkombëtarisht se tani. Nga një samit në tjetrin, nga një çmim ndërkombëtar në tjetrin, dhe nga takimet bilaterale me krerë shtetesh në takime të tjera bilaterale — angazhime pa pushim në aktivitete të cilat dita ditës po formësojnë të ardhmen e Kosovës.” – tha ai.