Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, gjendet për një vizitë në Uashington. Gjatë qëndrimit atje, ajo ka zhvilluar takime dhe ka marrë pjesë në konferenca ndërkombëtare.
Për aktivitetet e presidentes, që ta njoftojë publikun po kujdeset edhe zotëria i parë, bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu.
“Gjithë sytë ka Kosova”, është shprehur Sadriu nëpërmjet një postimi ku njofton për pjesëmarrjen e Osmanit në një konferencë ndërkombëtare. Ai thotë që konferencat e rëndësishme janë kthyer në pëditshmëri.
“Gjithë 👀 kah . Fjalimet kryesore (keynote speech) në konferenca të rëndësishme ndërkombëtare janë kthyer në përditshmëri. Republika e Kosovës asnjëherë nuk ka gëzuar reputacion më të mirë ndërkombëtar”, ka shkruar ai.
Një tjetër postim, Sadriu e ka publikuar edhe nga momenti i parakalimit Para Mbretit të Spanjës Felipe VI.
Ai ka publikuar në spanjisht edhe fjalët e Mbretit, i cili thërret Presidenten Osmani për parakalim.
“#MomentKrenarie: La Excelentísima Presidenta de la República de Kosovo, Señora Vjosa Osmani-Sadriu. *Parakalimi para Mbretit të Spanjës Felipe VI, krerëve tjerë shtetëror, kryeministrave dhe kryesuesëve të dhjetëra delegacioneve ndërkombëtare”, ka shkruar ai.