6.1 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Prindon Sadriu i ftuar në pritjen e Zonjës së Parë së ShBA-së, presidenca publikon pamje

- Advertisement -

Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, sipas presidencës ka qenë i ftuar në pritjen e organizuar nga Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Jill Biden.

Presidenca ka publikuar pamje, ku thuhet se kjo pritje është organizuar në kuadër të Javës së Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Në bashkëbisedim me Dr. Biden, Zotëria i Parë e ka shprehur mirënjohen e thellë për mbështetjen e SHBA-ve, si dhe për raportin unik të ndërtuar ndër vite. Po ashtu, është konfirmuar edhe lidhja e veçantë që familja Biden e ka me Kosovën, ndërsa të dyja palët kanë diskutuar edhe për mundësitë për fuqizim akoma më të thellë të raporteve ndërmjet dy vendeve. Me këtë rast, Zotëria i parë e ka theksuar edhe njëherë se Kosova do të ishte e nderuar me një vizitë të familjes presidenciale në të ardhmen e afërt.” – thuhet në komunikatë.

Sadriu, bëhet e ditur se ka pasur mundësinë të bisedojë me Zonjat e Para nga shtete të tjera, edhe nga ato mosnjohëse.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit