Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu ka njoftuar se sot ka vizituar Soçanicën në Komunën e Leposaviqit, ku atje gjendet Dardanium Municipium, një nga qendrat më të rëndësishme urbane të Dardanisë antike, ngritur në shekujt I–IV pas Krishtit mbi themele të vendbanimeve parahistorike dardane.
Ai ka njoftuar se ky lokalitet ruan gjurmë të një nekropolisi monumental, banesa rezidenciale, punishte xeheje dhe një bazilikë paleokristiane — dëshmi e kalimit nga besimet pagane te krishterimi i hershëm në këto troje.
Soçanica e Dardanisë antike nuk është vetëm një lokalitet arkeologjik, por një kujtesë e gjallë se Dardania nuk u përkul kurrë, por u ringjall ndër shekuj si shtyllë qytetërimi dhe burim frymëzimi për të sotmen dhe për të ardhmen. Më shumë kujdes institucional do të thotë ta ruajmë këtë trashëgimi si burim krenarie për brezat që vijnë.”, ka shkruar mes tjerash ai.