Kate Middleton lindi më 9 janar të vitit 1982 në Reading, Angli. Ajo është vajza më e madhe e Carol dhe Michael Middleton dhe ka edhe një motër, Pippa dhe një vëlla, James. Prindërit e saj kishin një jetesë relativisht të begatë, me të atin Michael që kishte lindur në një familje të pasur të lidhur me aristokracinë dhe që kishte studiuar në kolegjin prestigjoz ‘Clifton’ në Bristol. Nga ana tjetër, e ëma e saj, Carole, kishte një jetesë më modeste duke u rritur në një apartament në Southall të Londrës, dhe ishte vajza e një shitëseje dhe një piktori, gjyshi i saj ishte minator.
Carole punoi si stjuardesë për ‘British Airways’ ku takoi Michaelin, që ishte pilot atë kohë. Ata u martuan në vitin 1980 në Buckinghamshire. Kate ishte një vajzë normale, sipas fjalëve të xhaxhait të saj, Gary Goldsmith, i cili zbuloi se ai dhe motra e tij Carole kishin miliona pa mbushur 30 vjet.
Në vitin 1987, pesë vite pas lindjes së Kate, prindërit e saj themeluan kompaninë “Party Pieces”. Besohet se pasuria e familjes Middleton rrjedh nga suksesi i kësaj kompanie. Megjithatë, pandemia e preku biznesin e tyre dhe ata u detyruan të ndalonin aktivitetet vitin e kaluar. Gjatë kohës që funksiononte, të ardhurat nga kompania u mundësuan fëmijëve Middleton që të shkonin në kolegjin e njohur ‘Marlborough’ dhe të blinin shumë pasuri të paluajtshme, duke përfshirë një apartament në Chelsea dhe një vilë në Berkshire të vlefshme për më shumë se katër milionë funte (4.6 milionë euro). Vlerësohet se tani kanë pasuri prej 54 milionë funtesh (62.6 milionë euro).