Prindërit e mirë duan që të rrisin fëmijë të mbarë, të shkëlqejnë në mësime dhe të bëjnë gjëra të mëdha kur të rriten.
Ata i detyrojnë fëmijët të bëjnë detyra rutinë
“Nëse fëmijët nuk i lajnë pjatat, i bën dikush tjetër”, thotë Julie Lythcott-Haims, ish-dekane në Universitetin Stendford dhe autore e librit “Si të rritësh një të rritur.” “Këta fëmijë çlirohen jo vetëm nga puna, por edhe nga të mësuarit se puna duhet bërë dhe se secili nga ne duhet të kontribuojë për të mirën e përbashkët”, thotë ajo.
“Duke i detyruar të bëjnë punë, të derdhin plehrat, të mbledhin rrobat e palara, ata kuptojnë se duhet të bëjnë punët e jetës me qëllim që të jenë pjesë e saj”, shprehet Lythcott-Haims.
Ata u mësojnë fëmijëve të vetë-socializimin
Kërkimet nga Universiteti i Pensilvanisë dhe nga Universiteti Duke shqyrtuan më shumë se 700 fëmijë në të gjithë Amerikën nga mosha shkollore deri në 25 vjeç dhe gjetën një lidhje mes aftësive sociale të shfaqura në kopsht dhe suksesit të tyre 20 vjet më vonë.