Rose Farquhar u martua me George Gemmell dhe princi nuk mund të mungonte. Ky i fundit është shfaqur me smoking dhe pallto, ndërsa prania e tij ka qenë diskrete.
Të sapomartuarit i surprizuan të gjithë teksa dolën nga kisha me një Land Rover të cilësisë së mirë, ndërsa nusja kishte veshur një fustan të bardhë me mëngë të gjata me detaje të veçanta.
Rose dhe Princi William u takuan në vitin 2000, përpara se të ndiqte Universitetin St Andrews në Skoci, ku takoi gruan e tij të ardhshme Kate Middleton. Ish-çifti njihen që nga fëmijëria dhe burimet kanë thënë që Rose ishte lidhja e tij e parë zyrtare.