Home Lajme Kulturë Princi Harry zbulon për herë të parë pse shkroi librin autobiografik, arsyeja lidhet me William

Princi Harry zbulon për herë të parë pse shkroi librin autobiografik, arsyeja lidhet me William

0

Princi Harry ka tërhequr vëmendjen mbarëbotërore me zbulimet që bëri në librin “Spare”. Në një intervistë të re me Bryony Gordon, Duka pretendoi se arsyet e botimit të librit ishin për të mbrojtur fëmijët e vëllait të tij.

Në intervistën e publikuar në Substack, Princi Harry shpjegoi se qëllimi i tij nuk ishte të sulmonte familjen mbretërore dhe foli për shqetësimet e tij për mbesën dhe nipërit e tij. “E di që nga ata tre fëmijë, të paktën njëri do të përfundojë si unë, duke u konsideruar si “rezervë”. Dhe kjo më dhemb, më shqetëson”, tha ai.

Harry, vlen të theksohet, se ka pasur gjithmonë rolin e dytë në pjesën e vazhdimësisë, pasi ai mund të kishte pasuar Charles nëse Uilliam do të kishte vdekur më parë pa fëmijë.

Aktualisht, djali i madh i William, Princi George është i treti në radhën e fronit, duke pasur kështu një rol “trashëgimtar”. Vëllezërit e motrat e tij, Princesha Charlotte dhe Princi Louis, megjithatë, e kanë këtë pozicion “back-up”.

Pavarësisht shqetësimeve të Harrit për mirëqenien e tyre, ai zbuloi se William nuk ishte dakord me të për këtë çështje dhe u përpoq ta bënte të qartë se fëmijët e tij nuk ishin “përgjegjësia” e Harrit.

Exit mobile version