16.4 C
New York
Thursday, September 11, 2025

Buy now

Princi Harry ritakohet me Mbretin Charles për herë të parë pas një kohe të gjatë

- Advertisement -

Princi Harry dhe Mbreti Charles janë ribashkuar pas një kohe të gjatë, raportojnë mediet e huaja.

Ky është takimi i parë personal midis babait dhe të birit që nga shkurti i vitit 2024, disa ditë pas momentit kur Mbretit Charles, kishte bërë të ditur se po trajtohej për një kancer të paidentifikuar.

Princi Harry, 40 vjeç, u pa duke mbërritur me makinë në Clarence House, rezidenca mbretërore e Mbretit në Londër, më 10 shtator. Ai qëndroi aty për rreth 55 minuta para se të largohej.

Pas takimit, Buckingham Palace konfirmoi se Mbreti kishte pasur një takim privat për çaj në Clarence House me Dukën e Sussex-it dhe shtoi se nuk do të jepeshin detaje të tjera.

Një zëdhënës i princit Harry përsëriti të njëjtën gjë, duke theksuar se babai dhe i biri u takuan për çaj dhe se nuk do të kishte komente shtesë.

Duka i Sussex-it u kthye në Mbretërinë e Bashkuar më 8 shtator për të mbështetur disa nga bamirësitë dhe kauzat e tij kryesore. Pas mbërritjes dhe nderimit të kujtimit të Mbretëreshës Elizabeth në përvjetorin e tretë të vdekjes së saj më 8 shtator, Harry mori pjesë në WellChild Awards.

Ditën pasardhëse, ai udhëtoi në Nottingham, Angli, për të evidentuar punën që po bëhet për të rinjtë atje.

Të ngjashme

Të fundit