35.1 C
New York
Wednesday, July 9, 2025

Buy now

Princi Harry në kërkim të një shtëpie në Mbretërinë e Bashkuar

- Advertisement -

Princi Harry thuhet se po kërkon të blejë një shtëpi në Mbretërinë e Bashkuar pasi dëshiron të kalojë kohën e tij mes Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka pohuar një burim.

Por lëvizja e fundit e Dukës së Sussex po shkakton mospajtime mes tij dhe gruas së tij Meghan Markle, e cila thuhet se dëshiron të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara.

Harry nuk do t’i kërkojë babait të tij, mbretit Charles, një pronë në pasurinë mbretërore, vazhdoi burimi, për shkak të “çështjes që lindi në Frogmore Cottage”.

“Përdorimi i një apartamenti të vogël në Kensington Palace herë pas here nuk është jashtë diskutimit, por kur bëhet fjalë për një shtëpi në Mbretërinë e Bashkuar, ata do ta blejnë vetë atë”, tha burimi.

Çiftit iu kërkua të largoheshin nga Frogmore Cottage në fillim të këtij viti pasi Harry publikoi kujtimet e tij, Spare në janar, i cili zbuloi shumë detaje intime rreth familjes mbretërore.

Për më tepër, Harry dhe Meghan kanë filluar të mendojnë se ku duhet të shkojnë fëmijët e tyre në shkollë me burimin që pretendon se “nuk është vendosur ende se ku do të shkollohen Archie dhe Lilibet”.

Duka dhe Dukesha e Sussex u transferuan në ShBA në vitin 2020 pasi u larguan nga detyrat e tyre mbretërore, raporton Express UK.

Që atëherë, çifti janë larguar nga Firma dhe kanë lëshuar bomba të ndryshme për ta ndër vite.

Ndërkohë, Meghan është kthyer në Mbretërinë e Bashkuar vetëm disa herë, me një ekspert mbretëror që pretendon se nuk ka gjasa që burri i saj të kthehet rregullisht pa të.

Të ngjashme

Të fundit