13.8 C
New York
Saturday, October 18, 2025

Buy now

Princi Andrew i Britanisë heq dorë nga titujt mbretërorë

- Advertisement -

Princi Andrew i Britanisë së Madhe tha të premten se heq dorë nga përdorimi i titullit të tij Duka i Jorkut pas vitesh kritikash për sjelljen dhe lidhjet e tij me të ndjerin amerikan, Jeffrey Epstein.

Reputacioni i Andrew, vëllait më të vogël të Mbretit Charles dhe djalit të dytë të Mbretëreshës Elizabeth, është dëmtuar ndjeshëm vitet e fundit, veçanërisht për shkak të lidhjeve të tij me Epstein.

Një vendim gjykate vitin e kaluar zbuloi gjithashtu se qeveria britanike besonte se një nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë të biznesit ishte një spiun kinez. Andrew në atë kohë tha se kishte ndaluar të gjitha kontaktet me biznesmenin.

Në një deklaratë të premten, ai tha se “akuzat e vazhdueshme për mua” shpërqendruan vëmendjen nga puna e vëllait të tij të madh, Mbretit Charles, dhe puna më e gjerë e familjes mbretërore britanike.

“Kam vendosur, siç kam bërë gjithmonë, ta vë detyrën time ndaj familjes dhe vendit tim në radhë të parë. Unë i qëndroj vendimit tim pesë vjet më parë për t’u larguar nga jeta publike”, tha Andrew. “Me pëlqimin e Madhërisë së Tij, mendojmë se tani duhet të shkoj një hap më tej. Prandaj, nuk do ta përdor më titullin ose nderimet që më janë dhënë. Siç e kam thënë edhe më parë, i mohoj me forcë akuzat kundër meje”, tja ai, raporton Reuters.

Vendimi i tij për të hequr dorë nga titujt e tij u mor pas diskutimeve me anëtarët e lartë të familjes mbretërore. Mbreti ishte i kënaqur me rezultatin, sipas një burimi mbretëror.

Të ngjashme

Të fundit