8.4 C
New York
Sunday, December 29, 2024

Buy now

Princesha Kate ofron momente magjike fëmijëve të mbijetuar nga sulmi me thikë në Southport

- Advertisement -

Princesha e Uellsit, Kate Middleton, ka ftuar fëmijët që mbijetuan nga sulmi me thikë në Southport në koncertin e saj të Krishtlindjeve “Together at Christmas”, që do të mbahet më 6 dhjetor.

Pas një takimi privat me ta muajin e kaluar, Princesha ka vendosur t’i bashkojë fëmijët dhe familjet e tyre në një ngjarje të veçantë, duke ofruar mbështetje pas tragjedisë që tronditi qytetin.

Në tetor, Princesha Kate vizitoi Southport dhe takoi familjet e viktimave, përfshirë Bebe King, gjashtë vjeç, Elsie Dot Stancombe, shtatë vjeç, dhe Alice Dasilva Aguiar, nëntë vjeç, si dhe Leanne Lucas, mësuese dance që u plagos rëndë duke mbrojtur fëmijët gjatë sulmit.

Në një deklaratë të saj pas sulmit, Princesha shkroi se “si prindër, nuk mund të imagjinojmë atë që po kalojnë familjet dhe të dashurit e viktimave”.

Takimi i princit dhe princeshës me familjet e viktimave ishte privat dhe u realizua pa ndonjë njoftim publik deri pas largimit të tyre.

Fëmijët që mbijetuan nga sulmi i tmerrshëm me thikë në Southport do të qëndrojnë në Londër për tre ditë, me transportin dhe akomodimin e paguar nga organizata bamirëse Southport Stronger Together.

Gjatë ngjarjes, do të jenë të pranishëm Mbretëresha Camilla, Princi William, dhe pritet që edhe Mbret Charles të marrë pjesë, ndërsa pritet për t’u vendosur nëse fëmijët George, Charlotte dhe Louis do të marrin pjesë.

Një burim për The Sun tha se Familja Mbretërore ka qenë mbështetje e madhe për familjet e viktimave.

Lidhur me rastin, 18-vjeçari, Axel Rudakubana, nga Banks në Lancashire, akuzohet për vrasjen e tre fëmijëve dhe për përpjekje për të vrarë tetë fëmijë të tjerë, mësuesen Leanne Lucas dhe biznesmenin John Hayes.

Ai gjithashtu është akuzuar për mbajtje të një thike.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit