24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Princesha e Uellsit largohet nga spitali pas operacionit

- Advertisement -

Catherine, Princesha e Uellsit, është larguar nga spitali pothuajse dy javë pas operacionit abdominal.

Një deklaratë nga Kensington Palace tha se princesha tani është kthyer në shtëpinë e saj në Windsor dhe se ajo “po bën përparim të mirë”, shkruan BBC.

Ajo u largua nga spitali privat i London Clinic pa asnjë paraqitje publike.

Natyra e saktë e operacionit nuk është zbuluar, por princeshës do t’i duhen muaj të tërë rikuperimi.

Princesha kishte kaluar 13 netë në spital që nga operacioni dhe nuk pritet të kthehet në detyrat zyrtare deri pas Pashkëve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit