Home Rozë Princesha Beatrice bëhet nënë për herë të dytë me një vajzë, e quan Athena

Princesha Beatrice bëhet nënë për herë të dytë me një vajzë, e quan Athena

0

Princesha Beatrice ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë, të quajtur Athena, ka bërë të ditur Buckingham Palace.

Beatrice dhe burri i saj Edoardo Mapelli Mozzi mirëpritën fëmijën e tyre të dytë një javë më parë më 22 janar në spitalin Chelsea dhe Westminster në Londër, thuhet në deklaratën e pallatit.

Athena lindi disa javë para kohe dhe peshonte 1 kilogramë e 95 gramë, por thuhet se është e shëndetshme dhe ecën mirë.

Thuhet se mbreti dhe mbretëresha ishin të kënaqur me ardhjen në jetë të foshnjës, shkruan BBC.

Exit mobile version