Princesha Beatrice ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë, të quajtur Athena, ka bërë të ditur Buckingham Palace.
Beatrice dhe burri i saj Edoardo Mapelli Mozzi mirëpritën fëmijën e tyre të dytë një javë më parë më 22 janar në spitalin Chelsea dhe Westminster në Londër, thuhet në deklaratën e pallatit.
Athena lindi disa javë para kohe dhe peshonte 1 kilogramë e 95 gramë, por thuhet se është e shëndetshme dhe ecën mirë.
Thuhet se mbreti dhe mbretëresha ishin të kënaqur me ardhjen në jetë të foshnjës, shkruan BBC.