4.4 C
New York
Monday, January 27, 2025

Buy now

Princ Leka u “kap mat” me fotografen në aeroport, vjen reagimi i parë i Elia Zaharisë

- Advertisement -

Prej disa kohësh, Elia Zaharia ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për arsye të qarkullimeve të lajmeve me Princ Lekën. Po ashtu edhe për lidhjen e re të Lekës.

Ndërsa Princ Leka dhe fotografja Blerta Celibashi po jetojnë romancën e dashurisë të pashqetësuar nga zërat lartë e poshtë, Elia ka marrë një vendim në lidhje me çiftin e ri, duke i hequr të dy nga rrjetet sociale.

Elia Zaharia dhe Blerta Celibashi ndiqeshin në “Instgram”, pasi dikur kanë qenë mikesha. Duket se përveç martesës me Princin, Elia i ka vënë kapakun edhe miqësisë me fotografen.

Kujtojmë se divorci i Princ Lekës dhe Elia Zaharias erdhi pas 7 vitesh martesë dhe rreth 1 dekade historie dashurie. Fryt i martesës së tyre është një vajzë, të cilën e kanë quajtur me emrin e veçantë dhe shumë kuptim për historinë e familjes Mbretërore, Geraldina.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit