-0.3 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Princ Leka dhe Elia Zaharia në dyert e gjykatës! Jepet vendimi për çiftin, çfarë do të ndodhë me vajzën

- Advertisement -

Gjykata Civile e Tiranës ka firmosur sot dy urdhra mbrojtje për çiftin në proces divorci, Elia Zaharia dhe Princ Leka.

Seanca u mbajt paradite ku ishte e pranishme dhe vetë Elia Zaharia. Ndërsa Leka Zogu ll nuk ishte i pranishëm por u përfaqësua nga avokati i tij.

Në seancë u shqyrtuan 3 kërkesa për urdhër mbrojtje, përkatësisht të Leka Zogut ll, Elia Zaharisë dhe babait të kësaj të fundit Gjergj Zaharisë.

Mësohet se për dy të parët janë aprovuar nga togat e zeza kërkesat dhe nga dita e sotme për Lekë Zogun ll dhe bashkëshorten e tij me të cilën ndodhet në proces divorci Elia Zaharia urdhërohet mbrojtja e menjëhershme. Ndërsa nuk është pranuar kërkesa e Gjergj Zaharisë.

Çifti duhet të mbajnë distancë 5 m, nga njëri-tjetri. Ndërkohë Leka Zogu duhet të takojë vajzën e vogël jo në prezencë të Elias por të dados.

Ndërkohë Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit në polici për veprën penale “Dhunë në familje”. Gjithashtu po kryhen hetimet për të zbuluar se kush e nxorri videon në media.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit